04 Gusht 2020

Pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese"

Prishtinë, 2 korrik - Me rastin e shënimit të 30 Vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, Filatelia e Kosovës nga sot emeton emisionin e ri të pullës postare titulluar: “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”.

Përmes kësaj pulle postare, nderojmë guximin e delegateve të Kuvendit të Kosovës, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira okupimi, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të ish federatës jugosllave.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës, pas dy muaj më, 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik - Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Pas këtij akti, populli ynë vazhdoi përpjekjet për liri e pavarësi përmes politikës paqësore, ndërsa çlirimi i Kosovës u arrit më 12 qershor 1999 falë sakrificës së popullit me luftë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja dhe të mbështetur nga NATO-ja. Nga 17 shkurti 2008 kemi shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht nga më se 116 shtete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)