30 Janar 2023

Publikohet Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit

Prishtinë, 16 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2021. 

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç. 

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2021, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, prej 96.1%, ndërsa 2.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk  kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisjeje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga kompjuteri desktop, laptop, tablet etj. 

Ndërkaq, përdorimi i internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit ishte 23.1% (tre muaj para intervistës).

Për më shumë informata, lidhur me publikimin: ”Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, 2021”, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/teknologjia-e-informacionit-dhe-komunikimit-tik


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)