28 Mars 2024

PTK me oferta dhe produkte të reja për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 14 shkurt - Posta dhe Telekomi i Kosovës ka lansuar oferta dhe produkte të reja me rastin e dyvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ofertat dhe produktet e reja i përkasin të tri njësive të PTK-së, si Vala, Telekomi dhe Posta e Kosovës.

Oferta e parë, e cila do ta përcjell këtë ditë të madhe për të gjithë kosovarët ka të bëjë me çmimin promocional të sms-ve, i cili do të jetë vetëm një cent, krahasuar me ditët e tjera që është 3 cent.

Gjithashtu, të gjithë konsumatorët Postpaid që nga kjo ditë varësisht prej pakos që kanë do të përfitojnë minuta shtesë në drejtim të VALA-s, 30 minuta falas drejt Telekomit të Kosovës që deri më tash nuk ka qenë dhe në të njëjtën kohë edhe sms.

Oferta e re e emëruar si ExtraPlus do ta ketë edhe GRPS (internetin) falas që deri më tash ka kushtuar rreth 9 euro. Ky shërbim do të mundësojë gjithë konsumatorëve tanë që të shfletojnë faqe të internetit, t’i shohin emailit e tyre, etj.

Produkti tjetër shumë i pëlqyer nga konsuamtorët Prepaid është transeri i kredisë që do të filloj shumë shpejt edhe për konsumatorët Postpaid, ku ata mund të dërgojnë mbushje tek të gjithë konsumatorët Prepaid varësisht prej pakos që posedojnë.

Në dhjetë vjetorin e VALA-s, që do të shënohet javën që vjen të gjithë konsumatorët Prepaid do të shpërblehen me minuta dhe sms falas varësisht prej shpenzimeve që bëjnë brenda javës.

“Ky lansim i ofertave dhe produkteve më të reja nga ana e PTK-së, dëshmon përshkushtimin tonë ndaj besnikërisë së treguar ndaj konsumatorëve gjatë këtyre dhjetë viteve që lamë pas dhe ky përkushtim nuk do të mungoj as në ardhmen”, ka theksuar Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Komunkim në PTK.

Një produkt tejet më rëndësi për konsumatorët tanë, por edhe për Telekomin e Kosovës, i cili do të lansohet me 17 shkurt është ai i quajtur “Dita 1 euro me VALA”. Me ketë produkt të gjithë konsuamtorët e telefonisë fikse vetëm me 1 euro mund të bëjnë thirrje për 24 orë pa ndërprerë me gjithë konsumatorët e VALA-s. Produkti vlen gjatë vikendeve dhe gjatë gjithë festave zyrtare të Republikës së Kosovës, derisa aktivizimi i këtij shërbimi bëhet nga ana e konsumatorit duke thirrur çdo herë numrin 88044xxxxxx apo 8845xxxxxx.

Përveç kësaj, me rastin e shënimit të dyvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Filatelia e Postës së Kosovës me datë 17.02.2010 do ta lëshoi në qarkullim postar edicionin më të ri të pullave postare titulluar \"Mbrojtësit e lirisë\". Ky emision i cili u dedikohet pjesëtarëve të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe paraardhësve të tyre TMK-së, përbëhet prej tri pullave postare përmes së cilave PTK shpreh mirënjohje mbrojtësve të lirisë, vajzave dhe djelmoshave të cilët na dhuruan lirinë që sot të gjithë e gëzojmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)