20 Prill 2024

PTK mbështetë QKUK-në

Prishtinë, 11 tetor - Një delegacion i  PTK-së, me në krye Drejtorin e Telekomit të Kosovës z. Bislim Fetahu, sot ka vizituar  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK). Delegacionin e priti drejtori ekzekutiv i QKUK-së, z. Ali Sadriu me bashkëpunëtorë. Në takim u biseduan problemet  që ka QKUK  me rrjetin e telekomunikimit dhe format se si mund të zgjidhen këto telashe.

 Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, njoftoi drejtorin e Telekomit të Kosovës në lidhje me rrjetin ekzistues të telekomunikimit  në QKUK. Në anën tjetër, Z. Bislim Fetahu, Drejtor i Telekomit të Kosovës, shprehu mbështetjen tij dhe të PTK-së, për të realizuar projektin në fushën e telekomunikimit. QKUK dhe PTK kanë hartuar një plan operativ, i cili do të realizohet me ndihmën e PTK-së, e cili parasheh zhvillimin e rrjetit të telekomunikimit  në QKUK, po ashtu, janë caktuar edhe ekipet të cilat do të punojnë në këtë drejtim. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)