06 Dhjetor 2022

PTK lanson shërbimin WiFi në 60 lokalitete të Kosovës

Prekaz, 24 qershor - Posta dhe Telekomi i Kosoves ka filluar implementimin e projektit WiFi, përkatësisht ofrimin e shërbimit të internetit pa tela, të quajtur WiFi [email protected] Ky projekt është i ndarë në disa faza të zhvillimit, derisa për fazën e parë ky shërbim do t’u ofrohet gjithë konsumatorëve pa pagesë.

Instalimi dhe promovimi i parë i këtij shërbimi është bërë në fshatin Prekaz, respektivisht në kompleksin Kulla e Jasharajve.

Në këtë fazë janë instaluar gjithsejt 60 pika, të cilat janë kryesisht afër pikave shitëse të PTK-së dhe nëpër sheshet e qyteteve kryesore të Kosovës, ndërkohë që do të instalohen 300 pika të mbulimit në gjithë territorin e vendit.

PTK me këtë projekt synon të mbulojë hapësira publike me qasje të internetit nëpër të gjitha sheshet dhe bulevardet e qyteteve kryesore të vendit, parqet, Shoqatat e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, Shoqatat e Familjeve të të Zhdukurve të Luftës, vendpushimet e ndryshme, Qendrat Tregtare, Stacionet e Autobusëve, Aeorportin Ndërkombëtar të Prishtines, Qendra e Studentëve, Shkollat e Mesme, disa Fakultete, me nje fjale vendet me frekuentim më të madh të njerëzve.

Saktësisht deri më tash janë realizuar 60 pika të prezencës me WiFi duke përfshirë Prishtinën në 19 pika, Prizreni, Peja, Ferizaji  dhe Mitrovica nga 7 pika, derisa Gjakova dhe Gjilani nga gjashtë pika të shërbimit WiFi.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti të PTK-së është ofrimi i shërbimeve kualitative të internetit për të gjithë klientët duke u ofruar fillimisht këtë shërbim pa pagesë, derisa më vonë do t’u ofrohet të gjithëve ofertë tejet atraktive çmimesh, ndërkaq shërbime pa pagesë do të përfitojnë klientët ekzistues të Telekomit të Kosovës”, ka theksuar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha.

Sipas tij, objektiv kryesor është ofrimi i mobilitetit për internet me shpejtësi të lartë dhe kosto të ulët për këtë shërbim.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i familjes Jasharaj bëri të ditur se meqë ky kompleks ka vizitorë të shumtë, projekti më i ri i PTK-së është tejet i qëlluar.

“Me këtë shërbim PTK do t’u dalë në ndihmë të gjithë ata vizitorëve që vijnë për të vizituar këtë kompleks, të cilëve do t’u mundësohet pushimi dhe vizita këtu duke pasur qasje në internet dhe ky është edhe një tjetër shërbim që po na ofrohet nga kjo kompani në krye me menaxhmentin aktual”, ka deklaruar Murat Jashari.

Me shërbimin më të ri WiFi [email protected] apo zonat e internetit pa tela nga Telekomi i Kosovës, çdo konsumator mund të ketë qasje në internet për secilin vendbanim dhe në kohë optimale mund t’i qaset të dhënave të tij apo informacioneve në Ëeb. Pagesa do të jetë tejet atraktive, ndërkohë që do të jetë e mundur edhe blerja e kohës edhe me SMS.

Viteve të fundit përdorimi i Web-it është rritur pa masë. Dy faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e përdorimit të shërbimit WiFi janë eksploatimi i pajisjeve mobile (laptopët e  vegjël, smartfonet, etj. ) të cilat mundësojnë qasjen në internet me teknologjinë ”pa tela” duke “imponuar” të qenit online.

Kyçja në WiFi është shumë e thjeshtë, madje edhe për fillestarët e njohurive të teknologjise informative. Vetëm duke e kyçur Laptopin, interneti lidhet me shpejtësi shumë më të mire se EDGE të operatorëve mobil apo WiFi me Teknologji kabllore të operatorëve lokal. Emërtimi i pikave të qasjes të Telekomit të Kosovës është PTK_Telekomi, emri i përdoruesit ptk, ndërsa fjalëkalimi telekomi

Shëtitja në Web, pranimi dhe dërgimi i emailave, shkarkimi i prezentimeve apo tabelave, qasja në informatat e biznesit larg nga zyrja, janë menyrë e re e punës që zgjeron kufijtë e biznesit, mundësuar nga shërbimet e Telekomit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)