28 Mars 2024

PTK lansoi pullën postare “Stop dhunës, ndaj gruas”

Beograd, 25 nëntor - Posta dhe Telekomunikacioni, i Kosovës ka lansuar sot, pullën postare të titulluar “Stop dhunës, ndaj gruas”, në të cilin mori pjesë edhe zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Emin Krasniqi.

Me rastin e lansimit të kësaj pulle postare te vendit tonë, zëvendësministri Krasniqi, tha:” Respektimi I parimeve dhe standardeve të të drejtave të njeriut është garanci thelbësore për sundimin e ligjit dhe demokracisë.

Sipas zëvendësministrit Krasniqi, detyrë e qeverisë ka qenë dhe do të mbetet angazhimi për zgjidhjen e këtij problemi, andaj duhet të angazhohemi bashkërisht të ballafaqohemi me sfidat për kapërcimin e stereotipave gjinorë.

“Ju sigurojë që qeveria në vazhdimësi ka ndërmarrë çdo masë dhe so të vazhdojë t’i aplikojë me ashpërsi ligjet për ta ndaluar dhunën në familjle. Dhuna ndaj grave është një pengesë e madhe dhe me ndikim të gjerë për shoqërinë që nuk tolerohet\"ka pohuar ai.

Dhuna ndaj grave sipas tij nuk është çështje e brendshme përmes politikave dhe programeve të përshtatshme ne duhet ta rrisim vetëdijën kolektive ndaj kësaj dukurie të shëmtuar.

Mbi të gjitha dhuna ndaj grave është një pengesë në procesin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, ajo kufizon kontributin e gruas qoftë në familje apo shoqëri” vlerësoi Krasniqi.

Ndërsa ushruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Kosovës, Blerim Krasniqi, theksoi :” Nëpërmes këtij emisioni të pullave postare, PTK-ja jep kontributin e vet në parandalimin e dhunës ndaj gruas dhe krijimit të një shoqërie të shëndoshë“.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)