05 Dhjetor 2022

PTK-ja viteve të fundit po shënon trende negative

Prishtinë, 7 korrik - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, shqyrtoi Propozim – Strategjinë e Qeverisë për Privatizimin e Post-Telekomunikacionit të  Kosovës (PTK).

Në këtë mbledhje, e cila kishte zgjuar interesim edhe te deputetët tjerë që si përkisnin këtij komisioni, për të shpalosur strategjinë për privatizimin e PTK-së ishte i pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala dhe  përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të PTK-së.

Ministri Shala, fillimisht dha një pasqyrë rreth punës që ka bërë Komisioni Ndërministror, të cilin e udhëheq ai dhe i cili ka hartuar strategjinë për privatizimin e PTK-së.

“Ne kemi ekzaminuar të gjitha aspektet e PTK-së, aspektin ligjor, financiar, komercial dhe kornizat rregullative. Pas një analize të thellë, në shkurt të këtij viti kemi organizuar një konferencë të investitorëve. Në atë konferencë janë paraqitur vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e investitorëve. Më pas kemi përgatitur opsionet e nevojshme që i përshtaten specifikave në Kosovë. Dua të theksoj se, bashkëpunimi mes menaxhmentit të PTK-së, sindikatës dhe faktorëve tjerë relevant për të përgatitur procesin e privatizimit ka qenë shumë i kënaqshëm” tha ministri Shala.

Më tej ministri Shala foli edhe për politikat e Qeverisë, duke sqaruar dhe arsyetuar nevojën e privatizimit. Ai shtoi se, mendimi i Qeverisë është që nuk duhet mbajtur në pronësi shtetërore PTK-në. Përveç faktit që të gjitha shtetet në rajon kanë privatizuar kompanitë si PTK-ja, ai tha se PTK-ja viteve tët fundit është duke shënuar trend negative.

Me një pjesëmarrje prej 25% të Qeverisë, sipas ministrit Shala, privatizimi i PTK-së është interes i shtetit, prandaj duhet privatizuar atë. Në vijim, ministri tha se me privatizimin e PTK-së, do të realizohen projekte nacionale dhe sociale në Republikën e Kosovës.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Komisionit në parim të gjithë e mbështetën procesin e privatizimit, por, ata tërhoqën vërejtjen se, duhet analizuar me saktësi rrethanat ekonomike në vend rajon dhe botë. Anëtarët e komisionit, sikurse përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të PTK-së shprehën interesim të veçantë për fatin e të punësuarve në PTK. Duke e konsideruar vetëm si fillim të diskutimeve takimin e sotëm, anëtarët e Komisionit kërkuan që  procesi i privatizimit të studiohet në hollësi dhe të zhvillohet me transparencë të plotë nga ana e Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi edhe raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqëritë tregtare, i cili do të procedohet për shqyrtim edhe në komisionet kryesore të Kuvendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)