29 Mars 2024

PTK, 2500 sim kartela falas për konsumatorët nëpër enklava

Prishtinë, 26 prill - Kanë mjaftuar vetëm 48 orë që mbi 2500 Sim kartela të operatorit Vala tashmë të jenë pronë e konsumatorëve serbë nëpër enklava.

Oferta është  cilësuar si e shkëlqyer, duke u mundësuar të gjithë konsumatorëve të Operatorit “Vala” qasje dhe vazhdimësi të komunikimit anëekënd Kosovës. 

Ky veprim i operatorit “Vala”, jo vetëm që u ka ofruar një produkt të ri dhe shumë të volitshëm të gjithë konsumatorëve të saj, në një anë, por ka bërë që të ketë ngritje të trafikut për 4.5 për qind krahasuar me vikendet e kaluara, nga ana tjetër. 

“Kemi vërejtur se ka një interesim shumë të madh të të rinjëve të komunitetit serb që të pajisen me Sim kartela të Vala-s, gjë që na bënë të ndihemi mire dhe kjo na nxit më tepër të pasurojmë ofrimin e shërbimeve tona, sidomos në një situatë emergjente si kjo”, ka deklaruar dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a., në një konferencë për media. 

Sipas tij, menaxhmenti i PTK-së dhe ai personalisht, është duke bërë përpjekje maksimale me Monaco Telecomin, që mundësisht për një kohë  të pacaktuar, këtyre konsumatorëve t’u ofrohen thirrje të roamingut - pra thirrjet prej Valas drejt operatorëve të tjerë serbë, në territorin e Serbisë - që këto tarifa të zvogëlohen, mundësisht me një çmim shumë të volitshëm dhe atraktiv. 

Megjithatë, jo vetëm telefonia mobile e operatorëve ilegalë është dëmtuar në Kosovë. Edhe telefonia fikse dhe interneti, të cilët janë mundësuar përmes mikrovalorëve e jo përmes linjave, kanë pësuar ndërprerje të trafikut.

“Ndonëse antenat e operatorëve ilegalë janë larguar dhe shkyçur nga sistemi, është paraqitur nevojë emergjente që këta konsumatorë të lidhen në një sistem tjetër, respektivisht në sistemin tonë, në mënyrë që t’u ofrohen shërbime të telefonisë fikse dhe internetit dhe ne këtë e kemi bërë me sukses”, ka bërë të ditur dr. Haxha. 

Në qytetin e Shtërpces, të shtunën është dëmtuar një kabëll optik, i cili është sajuar menjëherë.  Ndërtesa e Kuvendi Komunal të Shtërpces, e cila ishte privuar nga këto shërbime, tashmë ka qasje në telefoni dhe internet, falë punës dhe reagimit të shpejtë të ekipeve profesionale të PTK-së.

“PTK, si kompani komerciale shtetërore, nuk bënë politikë por u ofron shërbime qytetarëve të Kosovës, pa dallime. Në këtë rast edhe qytetarëve serbë jemi duke u ofruar shërbimet tona. Askush nga komuniteti serb që jeton nëpër enklava, tashmë nuk mund të ankohet se nuk kanë shërbime. Krej çka është e nevojshme, është që ata të na ndihmojnë ne, në mënyrë që dhe ne t’i ndihmojmë ata”, ka vlerësuar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Haxha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)