14 Gusht 2020

Prokuroria po e heton Ministrinë e Infrastrukturës për 53-milionë të Bechtelit

Prishtinë, 28 tetor - Prokuroria po e heton Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Pal Lekaj për shpërfilljen e një raporti që ka hedhur poshtë pretendimet e konserciumit “Bechtel-Enka” mbi të cilat ka kërkuar pagesën 53-milionëshe për vonesa.

Kompania “HILL”, e cila është kontraktuar nga vetë Qeveria e Kosovës për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës, ka lëshuar një opinion në vitin 2017 përmes të cilit ka konstatuar se kërkesa e “Bechtel-Enkas” për 53 milionë euro është e paarsyetuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas këtij opinioni, ka pasur bazë që të kërkohej nga Qeveria e Kosovës t’ia paguante 14 milionë euro.

Kompania “HILL” është e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës Prishtinë- Shkup “Arbën Xhaferi” . Siç ka mësuar gazeta, kjo kompani për mbikëqyrjen e gjithë projektit, që kap vlerën e rreth 600 milionë eurove, paguhet rreth 7 milionë euro.

Kërkesën për opinion nga kjo kompani e ka bërë Ministria e Infrastrukturës. Opinioni i “Hill”, sipas dokumenteve që i ka siguruar gazeta, mban datën e dhjetorit 2017.

Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të paguajë 53 milionë euro për këtë kompani.

/marr nga Koha.net/

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)

 

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do t'i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)