24 Prill 2024

Projekti për shkarkimin e lagjes “Dardania” i rëndësishëm për Fushë-Kosovën

Prishtinë, 19 janar - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi, kanë vizituar lagjen “Dardania”  ku është projektuar të ndërtohet një rreth-rrotullim.

Ministri tha se rreth-rrotullimi do bëhet për ta shkarkuar lagjen "Dardania" të Fushë-Kosovës për shkak të rritjes së fluksit të veturave.

“Ky rreth-rrotullim do të zgjidh problemin edhe për banorët e Fushë-Kosovës por edhe për bizneset që gjendet në këtë pjesë. Nevoja për ta ndërtuar këtë rreth-rrotullim ka lindur si shkak i rritjes së numrit të veturave që kalojnë nëpër këtë rrugë”, tha Abrashi.

Ai bëri të ditur se kjo do të jetë zgjidhje afat gjate që do ta lehtësojë edhe komunikacionin.

“Janë mbi 54 mijë vetura që kalojnë nëpër këtë rrugë brenda ditës, në rrugën N9, dhe ka qenë e domosdoshme që të ndërtohen një rreth-rrotullim”, tha Abrashi.

Projekti ideor është punuar në tri variante nga kompania projektuese e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)