19 Prill 2024

Prizreni i liron qytetarët nga provizioni i PTK-së për pagesat Komunale

Prizren, 9 shkurt - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se duke filluar nga 1 mars, qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk e kanë për obligim të paguajnë provizionin në vlerë prej 0.50 cent për PTK-në, për të gjitha pagesat Komunale që kapin shifrën deri në 9.99 euro.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, sot kanë bërë prezantimin e këtij shërbimi të ri që do të jepet për herë të parë në Kosovë, në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop).

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se në bazë të kërkesave të shumta që kanë pranuar nga qytetarët, Komuna e Prizrenit ka vendosur që në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop), të funksionalizohet edhe shërbimi postar duke hapur brenda saj sportelin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe duke e eliminuar provizionin të cilën tashmë përsipër do ta ketë Komuna.

Nga ana tjetër, drejtori Hajdari, theksoi se prej funksionalizimit të QSHI-së, e cila është shembull jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, nga xhepi i qytetarëve të Prizrenit, kanë arritur t’i kursejnë mbi 120 mijë euro duke i thjeshtëzuar mbi 110 procedura të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)