23 Prill 2024

Privatizimi i PTK-së, shtyhet afati deri më 27 shtator

Prishtinë, 13 shtator - Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka bërë të ditur se Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, në takimin e mbajtur më 7 shtator, pas analizimit të kërkesave të shumta nga investitorë serioz ndërkombëtar dhe praktikës lidhur me përgjigjet ndaj këtyre kërkesave, ka vendosur të shtyjë afatin për dorëzimin e dokumentacionit për para-kualifikim deri më 27 shtator 2010.

Deri më tani dokumentacioni për para-kualifikimit është tërhequr nga më shume se 30 palë të interesuara,  në mesin e të cilave bëjnë pjesë shumë nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e telekomit.

Arsyeja e vetme e paraqitur në kërkesat për shtyrjen e afatit ka të bëjë me kërkesat e disa investitorëve serioz për më shumë kohë për të  përgatitur dokumentacionin, i cili kërkohet si dëshmi për kushtet dhe kriteret e para-kualifikimit.

Shtyrja e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për para-kualifikim do të kontribuoj për ngritjen e konkurrencës për shitjen e aksioneve, të kësaj ndërmarrje strategjike për Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)