24 Prill 2024

Privatizimi i PTK-së, 5 kompani ndërkombetare aplikojnë

Prishtinë, 27 Shtator - Në përgjigje të thirrjes për para-kualifikim, të publikuar më 4 Gusht 2010, për participimi në tenderin e privatizimit të Postë dhe Telekomunikacionit të Kosovës, të lëshuar nga Komisioni Qeveritar për Privatizim, 5 kompani kanë dorëzuar dokumentacionin për para-kualifikim.

Kompanitë që kanë aplikuar janë:

-  AlbTelecom Sh.A, Shqipëri (Shumica e aksioneve janë në pronë të  Calik Group dhe Turk Telekom).
-  Hrvatski Telekom d.d. (HT), Kroaci ( Shumica e Aksioneve të HT janë në pronë të Deutsche Telekom)
-  Orascom Telecom Holding S.A.E., Egjipt
- Telekom Austria AG, Austria
- Sabafon, Jemen

Kompanitë e listuara më lartë janë operatorë seriozë ndërkombëtarë të telekomit dhe me këtë konfirmohet interesimi i madh për PTK.

Aplikacionet janë hapur sot më 27 Shtator 2010, në prezencë të komisionit për hapje dhe përfaqësuesve të autorizuar të aplikantëve.

Qëllimi i para-kualifikimit është selektimi i investitorëve që kanë kapacitetin e kërkuar ligjor, financiar dhe teknik për participim në tenderin dhe procedurat konkurruese të privatizimit të PTK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)