28 Mars 2024

Prezantohet projekti i Autosradës Prishtinë - Shkup

Prishtinë, 25 nëntor - Ministri i Trasnprotit dhe Postë Telekomunikacionit në largim, Fatmir Limaj, pranoi sot projektin e autostradës Prishtinë-Shkup, të cilën ia dorëzoi kompania franceze Egis BCEOM Internationale. Limaj tha se “i mbetet qeverisë së ardhshme të caktojë se kur do ta fillojë ndërtimin e saj”.

Sipas projektit, pjesa kosovare e autostradës do të jetë në gjatësi 55 kilometra, e ndarë në dy seksione, atë të veriut dhe jugut.

Në pjesën veriore- nga Lipjani deri në Kacanik, shpejtësia e lejuar e mjeteve motorike do të jetë 120 km në orë, përderisa në atë jugore, nga Kacaniku deri në kufi shpejtësia maksimale do të jetë 100 km në orë. Autostrada do të ndërtohet komplet në trase të re, duke mos u prekur magjistralja aktuale. Ministri Limaj tregoi se pjesa veriore do të mund të përfundojë më shpejt:

"Projektuesi ka paraparë që nesër ndërtuesi i cili do të merrë ndërtimin e kësja autostrade, pret që ndërtimin e seksionit verior të përfundojë mes 30 e 36 muaj, kurse për seksionin jugor do të ketë një pauzë dhe do të vazhdohet më vonë, sepse vetëm seksioni jugor me 13 km kërkohet 48 muaj ndërtim.”

Seksioni jugor edhe pse më i shkurtë, duket më i vështirë pasi që janë paraparë të ndërtohen tri tunele. Më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut me 2,2 kilometra. Në mes të tri komunave, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Prishtinë do të bëhet kycja ndërmjet dy autostradave, “më e madhja dhe më impozantja”, siq e quajti ministri Limaj.

Ai theksoi se ky është vetëm projekt, kurse i mbetet qeverisë së ardhshme që të merret me ndërtimin e saj :

“Ne kemi kryer detyrën tonë me projektim, ndërsa për punimet varet nga qeveria e ardhshme nga prioritetet e saj.”

Për mënyrën e financimit, Limaj tha se do t’i jepet përparësi partneritetit publiko-privat, në mënyrë që investitori ta shfrytëzojë deri në një kohë të caktuar.  


Standardet e projektimit

Në pjesën veriore projektimi I trasesë kryesore është në përputhje me standardet e TEM për karakteristikat gjeometrike, për një shpejtësi prej 120 kilometra në orë.

Ndërsa rruga për këtë pjesë është projekttuar kështu: dy korsi me nga 3.75 m secila, brezi I gjelbërt 4metra, shiriti ndihmës 3 metra dhe gjerësia e përgjithshme 28 metra.

Në pjesën jugore kufizimet topografike së bashku me kufizimet e mjedisit dhe nevojën për të siguruar një projektim me një kosto wefektive, ka quar në vendimin për të ulur shpejtësinë projektuese në 100 kilometra në orë.

Në seksionin verior do të ketë 33 mbikalime dhe nënkalime, 1 kalim hekurudhor, 4 ura mbi lum dhe 34 struktura hidrologjike.

Ndërsa ne atë jugor do të ketë 2 viadukte të mëdha, 7 viadukte të tjera, 8 mbikalime dhe nënkalime, 1 nënkalim këmbësorësh dhe 13 struktura hidologjike.

Ndërsa, sa u përket tuneleve, projektuesi në pjesën jugore ka parashikuar  ndërtimin e tri tuneleve, e që secili përmbanë dy tuba një drejtimësh me dy korsi trafiku në çdo tub, me korridoret ndihmëse midis tubave të afërm çdo 300 metra. Ndërsa gjatësia e tuneleve do të jetë: tuneli I Kaçanikut 2.2 kilometra, tuneli I Ljacit 0.9 kilometra dhe tuneli I Kashanit 0.2 kilometra.

Sipas këtij projekti është paraparë, që të përfshihen të gjitha pajisjet e sigurisë sipas standardeve ndërkombëtare duke përfshirë rrethojat mbrojtëse, sinjalizime dhe mesazhe të trafikut të llojeve të ndryshme, shenja rrugore etj.

Kryqëzimet përgjatë projektit do të ndahen sipas klasave, nuk do të lejohet tjetër qasje në autostradë, e këto janë paraparë në: Lijan, babush I Muhaxherëve, Ferizaj, Doganaj dhe Hani I Elezit në Kufi me Maqedoninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)