27 Shtator 2022

Posta nderon veprat e artistit Luan Mulliqi

Prishtinë, 31 janar - Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare  “Arti në gdhendje – Luan Mulliqi”.

Një pjesë e madhe e krijimtarisë së skulptorit dhe piktorit nga Gjakova, Luan Mulliqi, është e frymëzuar nga trashëgimia kulturore. Ai përmes formës moderne, paraqet momente të veçanta të psikologjisë popullore.

Skulpturat e tij janë punuar nga materiale të ndryshme siç janë: bronzi, guri, druri, bakri, etj. Veçohen skulpturat e punuara nga druri i mahagonit, të cilat paraqesin figurat e grave hasjane me kostumografi unike dhe origjinale.

Shumë ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se kjo veshje e hasjaneve ka origjinalitet unik në botë. Mu për këtë, ky cikël i skulpturave ka zgjuar interesim kudo që janë ekspozuar brenda dhe jashtë vendit.

"Porta" me shtyllën prej guri simbolizon hyrjen në një hapësirë të banuar që nga kohërat e lashta, ndërsa kariatida nga bronzi tregon identitetin dhe kulturën e një populli të vjetër (Shqiptar) gjithmonë liridashës dhe mirëpritës, kurse kulmi me material të shkëlqyer fisnik simbolizon synimin tonë drejt së ardhmes.

Posta e Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të Filatelisë së saj, të afirmojë para botës vlerat tona artistike dhe kombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)