02 Qershor 2020

Posta nderon veprat e artistit Esat Valla

Prishtinë, 23 prill -Në kuadër të tematikës “Arti vizual: Esat Valla – veprat”,  Filatelia e Postës së Kosovës emetojë pullat postare me imazhet artistike të piktorit të shquar kosovar, Esat Valla.

Esat Valla u lind në Gjakovë më 22 prill 1944, artin vizual kosovar e begatoi me vepra që japin kuptimin dhe narracionin e veçantë të një surrealisti, që padyshim kanë vlerë të pamohueshme jo vetëm artistike, por edhe historike. Periudhat e krijimtarisë së artistit janë po ato të popullit dhe atdheut të tij. Megjithatë, siç shprehet vet piktori: “Në art është prezente fshehtësia, duhet të kemi respekt për atë fshehtësi, kur njeriu mendon se e ka zbuluar, ajo është zgjuar edhe është thelluar diku pas”.

Tri pulla postare që emetohen në kuadër të këtij emisioni prezantojnë dy periudha të krijimtarisë së Vallës. "Hasjanja pranë dritares" dhe "Hasjanja pas parmakëve", të realizuara në vitet e mëhershme paraqesin preokupimin e piktorit për të paraqitur të kaluarën e veshjeve autoktone të vajzave të Hasit. "Dritarja, roleta e këputur" paraqet shqetësimet e viteve ‘81-‘91.

Veprat e piktorit Esat Valla janë mjaft të pasura me simbolikë mistike, dyer të vjetruara ndër shekuj, dollapë, dritare, imazhe të zakonta me konkretësinë e tyre tërheqëse. Veprat e tij kanë si pikë referimi eksperiencën e vet artistit, atë profesionale dhe atë jetësore, duke denoncuar pashtershmërinë e imazheve, ndjeshmërinë dhe risinë e tyre, raportin midis së shkuarës dhe të tashmes, referimet simbolike, të cilat në kontekstin e tyre më të plotë përmbajnë shenjën që mbart ky artist.

Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona artistike dhe kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)