02 Shkurt 2023

Posta e Shqipërisë mbështet Kosovën drejt zhvillimit të projekteve të përbashkëta

Prishtinë, 27 tetor - Sot drejtuesit e Postës nga Shqipëria u mirëpritën Kryesuesja e BPD-ve, znj. Safije Beseni dhe U.D. Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Fakete Kadiu me bashkëpunëtorët e tyre. 

U.D. Kryeshefja Kadiu i uroi përzemërsisht zgjedhjen e z. Bushati në krye të Postës Shqiptare, ndërsa i shprehi mirënjohje të thellë Postës Shqiptare për bashkëpunimin e gjerë tanishëm, ndërsa Administratori Bushati shprehi falënderime duke u ndjerë sikur në shtëpinë e tij, megjithëse kjo ishte vizita e parë zyrtare jashtë shtetit Shqiptar që nga marrja e detyrës së re. Po ashtu edhe Ambasadori Minxhozi u ndje i lumtur me këtë bashkëpunim të ndërsjellë, ndërsa premtoi mbështetje të vazhdueshme.

Në këtë takim zyrtar në një atmosferë shumë të ngrohtë vëllazërore, udhëheqësit e dy administratave postare të shteteve tona të Kosovës dhe Shqipërisë, diskutuan hapur çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bashkëpunimit disavjeçar në mes të tyre.

Po ashtu, të dy palët u zotuan ta thellojnë bashkëpunimin e mëtejshëm të dy postave, që të mbështesin njëra-tjetrën në zhvillimin e projekteve të përbashkëta për t’u bërë lidere të Rajonit, me qëllim për të sjell shërbime sa më cilësore në interesin e qytetarëve të shteteve tona.

Posta e Kosovës ka bashkëpunim shumë të ngushtë me Postën Shqiptare për dekada me radhë, këto raporte e kanë ndihmuar dukshëm ndërmarrjen tonë, sidomos në këtë periudhë që ende Posta e Kosovës nuk është e anëtarësuar në UPU për shkaqe politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)