24 Prill 2024

Posta e Kosovës shënoi 150-vjetorin e kartolinave

Prishtinë, 1 tetor - Qindra qytetarë, kryesisht fëmijë, kanë vizituar sot Postën e Kosovës dhe kanë dërguar falas kartolina, brenda dhe jashtë vendit, duke u bërë pjesë e shënimit të 150-vjetorit të kartolinave.

Posta e Kosovës u është bashkuar operatorëve postarë nga mbarë bota që me manifestime të ndryshme kanë përkujtuar dërgimin zyrtar të kartolinës së parë, që është bërë nga Posta Austriake, më 1 tetor të vitit 1869, megjithëse historia e saj daton edhe më herët.

Këtë vit jubilar, Posta e Kosovës e shënoi duke iu ofruar qytetarëve mundësinë për të dërguar kartolina falas në zyrat kryesore postare në qytetet më të mëdha: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.

Nxënësit e klasave të katërta të Sh.F.M.U “Hasan Prishtina” të kryeqytetit, së bashku me mësueset e tyre, kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Zyrën Postare nr. 10 dhe kanë postuar kartolina për në vende të ndryshme të Kosovës dhe botës.

Nxënësit dhe vizitorë të tjerë janë njoftuar nga zyrtarë të Postës për historinë e kartolinave, mënyrën e funksionimit të shërbimit postar, udhëtimin e dërgesave në të katër anët e botës, për kutinë dhe pullat postare.

Të gjithë nxënësit dhe qytetarë të moshave të ndryshme kanë përjetuar emocione të veçanta që u bënë pjesë e kësaj ngjarje ndërkombëtare të komunikimit me kartolina, të cilat në të kaluarën janë përdorur aq shumë baballarët dhe gjyshërit e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)