04 Gusht 2020

Posta e Kosovës ofron shërbime edhe në fshatrat në karantinë

Prishtinë, 18 mars - Posta e Kosovës është duke ofruar shërbime përmes zyrave postare mobile edhe në fshatrat që janë në karantinë, në Stubëll të Vitisë dhe në Dumnicë të Podujevës.

Për shkak të kufizimit të lëvizjes së banorëve të këtyre dy fshatrave, Posta e Kosovës ka dërguar stafin e saj që të ju ofroj mbushje elektronike dhe kartela rimbushëse për telefona mobilë si dhe shërbime postare në bazë të kërkesave dhe nevojave të tyre.

“Në çdo rrethanë do të jemi pranë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet tona, me të gjitha kapacitetet tona”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija. 

AI sot ka vizituar edhe zyrat postare në Klinë dhe Malishevë për të parë nga afër ecurinë e punës në këto dy qytete, po ashtu të vendosura në karantinë. Kryeshefi ka falënderuar punonjësit e Postës që pavarësisht situatës së rënduar në këto vendbanime, ata janë duke kryer të gjitha detyrat me përkushtim të lartë.

Aktualisht, Posta e Kosovës është duke operuar në çdo komunë të Kosovës, me 80 zyra postare, 300 postierë dhe me mbi 250 punonjës të sportelit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)