29 Maj 2020

Posta e Kosovës dhe Posta e Maqedonisë mbajn konferencë virtuale

Prishtinë, 15 maj - Sot në Postën e Kosovës u zhvillua një thirrje konferencë me Postën e Maqedonisë Veriore, në mes të zyrtarëve të lartë të të dy administratave postare, Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina dhe Menaxheres për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Argjirë Grapci, ndërsa nga PMV, ishte Drejtori Gjeneral, Ejup Rustemi me Drejtorin e Komunikacionit Postar, Elir Zendeli.

Kjo konferencë u realizua drejtpërdrejtë virtualisht përmes Skype, për shkak që ende jemi në kohë të Pandemisë globale, në pamundësi të një vizite apo pritje zyrtare në rrethana normale.

Në këtë takim virtual shumë miqësor, homologët diskutuan gjendjet e përgjithshme të funksionimit të Ndërmarrjeve Publike të shteteve respektive, si dhe për sfidat që po ballafaqohen ato në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, gjendje kjo e cila dukshëm ka ndikuar edhe në rënien e të hyrave financiare.

Zyrtarët e Lartë të dy administratave postare fokus të diskutimit patën zgjerimin e bashkëpunimit të tyre, përmes projekteve konkrete dhe këmbimit të përvojave në fushat përkatëse siç ishin; certifikimi ISO 9001 dhe ISO 14001, shërbimet e reja, si dhe avancimet teknologjike dhe avancimet e stafit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)