20 Prill 2024

Posta e gatshme të përpunoi të gjithë materialin e dërgesave për zgjedhjet

Prishtinë, 12 shkurt - Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi me stafin e Menaxhmentit, ka inspektuar Qendrën Tranzite Postare në Fushë Kosovë, për të parë nga afër ecurinë e pranimit dhe përpunimit të dërgesave postare nga posta ndërkombëtare, për procesin e Zgjedhjeve Parlamentare të 14 shkurtit 2021.  

Kryeshefi Ekzekutiv në detyrë, ka aprovuar qasjen për herë të parë të përfaqësuesve të KQZ-së në sallën e përpunimit të dërgesave postare të procesit zgjedhor, të cilët ishin të pranishëm edhe sot gjatë inspektimit.

Po ashtu qasje monitoruese të këtij procesi, ia ka lejuar edhe organizatës joqeveritare GERMIN.  

Në emër të Menaxhmentit të ndërmarrjes, U.D. Kryeshefi Ekzektiv, falënderoi stafin e Qendrës Tranzite Postare për punën e tyre intensive, ndërsa kërkoi që të përmbyllin me sukses përpunimin e dërgesave postare, sipas kërkesës së KQZ-së brenda afatit ligjor deri sonte në mesnatë.  

Profesionalizmi, përkushtimi dhe disiplina, janë parimet themelore që Posta e Kosovës ofron shërbimet SHPEJTË SIGURT DHE LIRË për klientët e saj, si dhe për institucionet. Prandaj, këto janë  dëshmi që Posta e Kosovës kërkon dhe përmbushë me suksese shërbimet ndaj partnerëve të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)