19 Mars 2024

Policia me kontrolle të shtuara kundër vozitjes nën ndikimin e alkoolit

Prishtinë, 19 mars - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur së ka vazhduar me aktivitete operacionale në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore

Vozitja apo drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit përfshinë një nga rreziqet serioze për sigurinë në trafikun rrugor.

"Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e shkaktimit të aksidenteve nëpër rrugët tona edhe gjatë këtij fillim-viti ka qenë shqetsuese", thekson policia.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.  

Për këtë arsye sipas policisë masa aktive po ndërmirren në implementimin e Planit Operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit”, ku vetëm gjatë periudhës kohore (01-16.03.2019) nga njësitet policore janë shqiptuar 102 (njëqind e dy) tiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar 2 (dy) raste/kallëzime penale. 

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)