28 Mars 2024

Policia lasnon projektin "Për një vit më të sigurt në trafik”

Prishtinë, 20 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, do të  filloj shpërndarja e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik”.

Lancimi i projektit zyrtarisht do të fillojë sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar.

Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale autoudhë, magjistrale, rajonale, rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës.

Ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)