11 Gusht 2022

Policia apelon për kujdes më të shtuar për pjesëmarrësit në trafik

Prishtinë, 3 qershor - Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
 
Njësia për Kontroll të Autostradave vazhdon me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor, duke implementuar planet operative aktive si : “Siguria në trafikun rrugor”  & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor” si dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.

Gjatë periudhës kohore nga data 01.05.2022 deri me datën 31.05.2022 janë shqiptuar 4291 gjoba  për kundërvajtje të ndryshme në trafik prej të cilave në kuadër të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve” janë shqiptuar  137 gjoba për mjetet e transportit publik të udhëtareve, prej të cilave 29 tiketa për personat juridik.
 
Andaj, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
 
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)