25 Prill 2024

PNDSH: Veturat e vjetra tё dëmshme pёr Kosovёn

Prishtinë, 10 maj - Ministria e Financave e Qeverisë së Kosovës ka propozuar masa të reja për regjistrim të veturave më të vjetra se tetë vite nga data e prodhimit.

Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH) pas shqyrtimit të kësaj mase  kërkon qё tё parandalohet jetësimi i kësaj ideje, pos tjerash edhe pёr shkak tё paqëndrueshmërisë së arsyetimit mbi tё cilёn Ministria e Financave mbështetё kёtё masё - rritjes sё tё hyrave buxhetore.

Bujar Avdullahi ka thёnё se Buxheti i Kosovёs realisht, pёr njё periudhё tё shkurtër nga kjo masë e re do tё ketë tё hyra mё tё larta, mirëpo  pёr shkak se me kёtё masё do tё kemi rrije tё ndotjes sё ambientit edhe ashtu shumë të ndotur, çka na largon edhe më nga aspirata për integrime në BE, terthorazi pas njё periudhё mё tё gjatё kohore kjo masë do tё ndikoj nё rritjen e shpenzimeve tё Ministrisё sё Shёndetёsisё e si pasojё edhe tё hyrat buxhetore do tё zvogëlohen.

PNDSh-ja konsideron se kjo ide ёshtё e dёmshёm pёr “shëndetin” e buxhetit tё Kosovёs dhe të të gjithë qytetarëve të saj, prandaj ajo si e tillë e pamenduar mirë dhe shkurtpamëse duhet parandaluar pos tjerash edhe pёr shkak se niveli i kaosit nё trafik do tё pësoj përkeqësim edhe më të madhë e krejt kjo pёr rrejdhojё do t’i destimuloj investimet dhe projektet për shtrirjen dhe modernizimin e trafikut urban si ofertë e domosdoshme gjithandej për qytetarët e Kosovës të cilët kanë ankesa të mëdha për këto shërbime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)