29 Mars 2024

Pezullohen sot fluturimet në Greqi për katër orë

Athinë, 7 tetor - Masat shtrënguese të qeverisë greke, e cila po përpiqet të shmangë falimentimin e shtetit grek, detyron që avionët të ndalojnë fluturimet për katër orë me radhë sot në Greqi, nga ora 15:00 deri në orën 19:00.

Shkak për këtë do të bëhet pjesëmarrja e kontrollorëve të trafikut ajror në grevën e organizuar nga sindikata e punonjësve publik "Adedy" dhe nga froni komunist "Pame".

Pjesë e grevës së nesërme do të bëhen edhe mësuesit e studentët, të cilët, në shenjë proteste në bashkëpunim me pedagogët, kanë marrë kontrollin e mbi 100 shkollave të mesme dhe të larta në të gjithë Greqinë.

Këto hapa u ndërmorrën kundër shkurtimeve buxhetore në sektorin e arsimit, mungesës së organikës dhe problemeve specifike të institucioneve të tyre.

Qëndra e Athinës dhe e qyteteve të tjera kryesore do të jenë pjesërisht të mbyllura për trafikun për shkak të manifestimeve të parashikuara gjatë paradites dhe orëve të para të pasdites së ditës së nesërme.

Ndërkohë, do të mbeten të mbyllura zyrat qeveritare, shtetërore dhe ato të administrimit lokal, postat, doganat dhe spitalet, përveç shërbimit të urgjencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)