22 Shkurt 2020

Pesë të vdekur në aksidente komunikacion, policia apelon për kujdes të shtuar

Prishtinë, 5 tetor - Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar pasi që nga mbrëmë deri sot në mesditë, në tri aksidente të ndara trafiku, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.

Në fshatin Budrigë rruga Gjilan-Ferizaj, dje në ora 22:40, në një aksident ku janë përfshirë dy vetura, kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar.

Sot, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë), ka ndodhur një tjetër aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion).

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar.  

Po sot,  në ora 11:50, në rrugën Lipjan-Shtime, ka ndodhur aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)