28 Mars 2024

Përkujtohen viktimat që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor

Prishtinë, 15 nëntor - Policia e Kosovës, në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovë do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet e lartpërmendura, të cilët do të shpalosin informacione dhe aktivitetet e realizuara.

Po ashtu edhe Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Teatri Kombëtar në  Prishtinë organizojn marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)