19 Prill 2024

Përkrahet raporti i ART-së për vitin 2009

Prishtinë, 8 qershor - Raporti i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) për vitin 2009, i shoqëruar me një aneks, ka marrë sot përkrahjen nga Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend. 

Raportin me shtojcën e kërkuar nga Komisioni në mbledhjen e kaluar, para deputetëve e prezantoi kryetari i Bordit të ART-së-së, Ekrem Hoxha, i cili dha detaje shtesë rreth punës së këtij Autoriteti. Hoxha u fokusua në çështjen e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile në Kosovë, rreth të cilës tha se aksioni i 23 dhe 24 prillit e ka zbritur numrin e stacioneve të tyre nga 26, në 12 sish. Ai tha se nëse pas 18 qershorit këto stacione do të vazhdojnë të emetojnë valë, atëherë do të merren masa ndaj tyre. 

Sa i përket kodit shtetëror të telefonisë, Hoxha theksoi se ART-ja është duke bërë përgatitje në këtë drejtim, ndërsa ka kompletuar dokumentet për aplikim për kodin shtetëror të internetit, por do të aplikohet në një moment të volitshëm, sipas sugjerimeve ndërkombëtare. 

Raporti i paraqitur u vlerësua lart nga anëtarë të Komisionit, por u dhanë edhe vërejtje rreth çështjeve të caktuara. Interesimet e tyre u fokusuan në çështjen e Dardafon-it dhe garancionit bankar, bartjes së licencës, operatorëve ilegalë telefonikë, kodit shtetëror etj.

Komisioni, në këtë mbledhje, që u udhëhoq nga kryetarja Myzejene Selmani, shqyrtoi edhe amendamentet në Projektligjin për Inspektoratin e Tregut dhe Mbikëqyrjen Inspektuese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)