25 Prill 2024

Përfundon protesta, PTK në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 31 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion katër anëtarësh të Sindikatës së PTK-së, prirë nga kryetari i saj.

Në emër të protestueseve kundër privatizimit të PTK-së, ky delegacion kërkoi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, që të ndërhyjë dhe të ndalojë nenin për privatizimin e PTK-së në Ligjin për buxhet, të aprovuar  sot nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës, Milazim Alshiqi, ka thënë se miratimi i shitjes së PTK-së është i kundraligjshëm, dhe se do të kërkohet interpretim për këtë në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Ai ka thënë se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre për mos-shitjen e PTK-së, do të radikalizohen protestat dhe do të jenë më të dhunshme.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar se qëllimisht punëtorët në sektore të ndryshme do të punojnë për ta vështirësuar komunikimin për punetoret e PTK-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se Ligjin e buxhetit e ka miratuar Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të deputetëve.

Duke shprehur konsideratë ndaj sindikatës së PTK-së, kreu i legjislativit kërkoi nga delegacioni që të angazhohen për qetësimin e situatës  dhe ndërprerjen e protestës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)