07 Gusht 2020

Pasurohet ekspozita e Filatelisë në Muzeun e Kosovës

 Prishtinë, 11 dhjetor - Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e dyqindtë të pullave postare që kësaj here përmbajnë imazhe të festave të fundvitit si dhe ka pasuruar me rreth 100 pulla të tjera ekspozitën e vet të përhershme në Muzeun e Kosovës, që është e hapur për të gjithë vizitorët.

Filatelia e Postës së Kosovës është themeluar më 15 mars të vitit 2000, kur edhe u emetua edicioni i parë i pullave postare që kishte si tematikë promovimin e paqes.

Shumica e pullave promovojnë dhe nderojnë personalitete dhe ngjarje të rëndësishme kombëtare të popullit dhe shtetit të Kosovës. Po ashtu, pullat postare të Filatelisë së Postës së Kosovës bartin edhe pamje të florës dhe faunës së vendit tonë, qyteteve, trashëgimisë së pasur kulturore e fetare, si dhe arritjeve të mëdha të sportit kosovar.

“Ndonëse e re, Filatelia e Postës së Kosovës ka të arritura të mëdha. Ne krenohemi me fondin e pasur të pullave postare dhe vlerat e tyre. Si dëshmi e punës së suksesshme janë edhe shpërblimet në konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Disa herë jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija.

Në tetor të vitit 2017, pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”  është zgjedhur pulla më e bukur postare në botë, e tematikes religjioze, në një konkurs i mbajtur në Veronë të Italisë.

Pulla të tjera, siç është “Evropa 2016 – Mendo gjelbër”, po ashtu janë shpërblyer me çmime në vende të ndryshme evropiane.

Filatelia e Kosovës do të vazhdoj misionin e saj në promovimin e vlerave të popullit dhe shtetit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora