29 Mars 2024

Participimi i sektorit privat në PTK brenda vititi 2010

Prishtinë, 24 shkurt - Komisioni Ndërministror për projektin Participimi i Sektorit Privat në PTK, mbajti sot takimin e radhës në prezencën e Ambasadorëve të shteteve të Kuintit, ICO-s, Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore.

Në takim, u prezantua progresi i bërë në lidhje me analizimin e opsioneve për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK nga ana e Këshilltarit të Transaksionit dhe hapat që do të ndërmerren në vijim për implementimin e projektit me dinamikën e paraparë.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala e ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ofruar ambient të favorshëm për  investitorët në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK.

Ambasadorët e shteteve të Kuintit që ishin prezentë në këtë takim dhanë mbështetje të plotë për projektin dhe përcollën interesimin e investitorëve nga vendet që vijnë.

Ministri Shala i cili njëherit është edhe kryesues i Komisionit Ndërministror për këtë projekt, u shpreh i kënaqur me dinamiken e avancimit të projektit deri më tani dhe gjithashtu shprehu bindjen e tij se ky proces do të përfundoj, ashtu siç është planifikuar brenda vitit 2010.

Poashtu, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala,  vuri në pah se politikat qeveritare për fushën e telekomunikacionit bazohen në treg të lirë, liberal dhe konkurrencë të mirëfilltë. Ai theksoi se për këtë lëmi korniza ligjore është në pajtueshmëri me aspiratat e Shtetit të Kosovës për integrime evropiane.

 

Andry Spakrs, ambasador i Anglisë në Kosovë, ka theksuar se privatizimi i kësaj kompanie është i rëndësishëm, por ka kërkuar që ky privatizim të bëhet në mënyrë transparente dhe profesionale.

"Privatizimi i kësaj kompanie është i rëndësishëm për Kosovën. Kjo është kompani shtetërore që është profitabile, padyshim dhe tërheq investime nga tregu, kjo është me rëndësi për standardet e Kosovës, për të ardhmen dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe transparente. Kjo është një nga brengat dhe ne gjithashtu dëshirojmë të shohim një τmim të mirë, që do të arrijë kjo, si qeveri për çfarëdo përqindje që doni të shitni, për arsye se ne e dimë sa shumë duhen këto para, për shkak të vështirësive financiare të Kosovës. Kur është momenti optimal për ta bërë këtë, a ka shtuar vlerë për të prezantuar në treg si PTK", ka deklaruar Sparks.

Në  këtë takim u konkludua se muajt e ardhshëm do të jenë të një rëndësie të veçantë për procesin e pjesëmarrjes së sektorit privat në PTK. Përveç pranimit të raporteve nga Këshilltari i Transaksionit dhe analizave të vendimit në nivelin qeveritar, gjatë kësaj periudhe pritet të merret vendimi për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK nga Kuvendi i Kosovës.

Gjatë muajit mars do të organizohet edhe një tryezë e rrumbullakët me investitorët potencial në PTK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)