27 Shtator 2022

Parkingjet private rënojnë shtëpitë tradicionale të qytetit të Prizrenit

Prizren, 10 maj - OJQ EC Ma Ndryshe organizon prezantimin e hulumtimit publik “Parkingjet brenda Qendrës Historike të Prizrenit”, që mbahet sot në Shadërvan në Prizren.

Të gjeturat e hulumtimit tregojnë që numër më të madh janë parkingjet private, të cilat janë krijuar duke rënuar shtëpitë tradicionale të qytetit të Prizrenit.

Ato kryesisht janë brenda parcelave private po të cilat po ndikojnë në shtimin e numrit të automjeteve brenda QHP.

Parkingjet e uzurpuara të cilët janë me numër shumë më të madh krahasuar me vitet e kaluara janë kryesisht ato mbi trotuare dhe në rrugë.

Ato ndikojnë direkt tek pengesa e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe uzurpimeve të pronës publike.

Po ashtu janë identifikuar 3 parkingje publike të cilat shërbejnë për qytetarët të cilët mund të kryejnë shërbime brenda QHP por që nuk rekomandohet që të parkohen mbi 1 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)