20 Prill 2024

OSHP konfirmon kontratën për Limak-Aeroports de Lyon

Prishtinë, 10 qershor - Organi Shqyrtues i Prokurimit ka njoftuar dje Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave se kanë hedhur poshtë ankesën e parashtruar nga Pristina Airport International Consortium (PAIC) në lidhje me koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. 

Parashtruesi i ankesës, PAIC, u diskualifikua nga Komiteti i Vlerësimit i përbërë nga ekspertë  ndërkombëtarë dhe vendor pasi që e ka kushtëzuar propozimin e saj me ndryshime të papranueshme të Kontratës së PPP-së. PAIC ka paraqitur ankesën në OSHP duke kërkuar që të rikthehet si ofrues në vendin e tretë dhe/ose të anuloj procesin e tenderit. 

OShP ka konfirmuar dhënien e kontratës konsorciumit Limak-Lyon, i përbërë nga operator francez të aeroportit, Aéroports de Lyon dhe kompania turke e ndërtimit, Limak Construction, të cilët i kishin ofruar të paguajnë përqindjen më të lartë të të ardhurave bruto për Qeverinë në këmbim të koncesionit.

OSHP-ja e ka hedhur poshtë  këtë ankesë si tërësisht të pa bazë, duke konfirmuar ligjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin e procesit të  prokurimit. Vendimi nga OSHP-ja nuk mund të apelohet. 

Paneli i shqyrtues gjithashtu ka vërtetuar se Komisioni i Vlerësimit të ofertave ka qenë i drejtë në marrjen e vendimit për diskualifikim të PAIC, sepse nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e përcaktuara në Kërkesë për Propozime.

Procesi i prokurimit që  shpie drejt dhënies së kësaj kontrate është lavdëruar ndërkombëtarisht dhe vendimi i lëshuar dje nga OShP-ja është parë si konfirmim i mëtejshëm i transparencës dhe profesionalizmit me të cilin ky proces është menaxhuar.

Ky është realizimi i  parë i suksesshëm i Kosovës për të tërhequr investime strategjike afat-gjatë në infrastrukturë dhe shërbime publike, procesi është kumtuar kudo në botë si një arritje e madhe dhe një votë besimi për Qeverinë e vendit dhe respektim të sistemit ligjor. Ky proces është parë gjithashtu si miratim kryesor i përpjekjeve të vendit për të krijuar një program multi-sektorial të partneritetit publiko privat. 

Konsorciumit Limak-Lion i është  dhënë kontrata më 14 maj pasi që i ka ofruar Qeverisë  së Kosovës një mesatare prej 39,42% të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion. Fraport IC ICTAS, ofertuesi i renditur në vendin e dytë, ka propozuar një mesatare prej 30,37% të të ardhurave bruto. 

Prej Konsorciumit Limak-Lion do të kërkohet që të bëjë investime për të  modernizuar dhe zgjeruar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi 100.000.000 € në infrastrukturë të re, përfshirë edhe ndërtimin e një terminali të ri. Gjithashtu nga koncesioneri kërkohet të operoj me Aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë. Republika e Kosovës do të mbajë 100% të pronësisë së pasurive të Aeroportit. 

Ofertuesi i përzgjedhur, Limak-Lion dhe Qeveria e Kosovës, duhet të përmbushim disa kushte para se kontrata e PPP-së të hyjë në fuqi.  Disa nga këto kushte përfshijnë transferimin e punonjësve të  ANP-së tek operatori i ri, miratimin e dizajnëve për terminalin e aeroportit, dhe  përmbylljen financiare. Kontrata PPP-së pritet të hyjë në fuqi në fund të vitit 2010.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)