31 Janar 2023

OEK-u vazhdon trajnimet sipas kërkesave të ONKRR

Prishtinë, 2 Shkurt – Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi i njoftoi sot gazetarët mbi takimin e fundit te Organizatës Ndërkombëtare të Komunikacionit Rrugor (IRU) në të cilën ka marrë pjesë dhe me këtë rast theksoi se OEK-u do të vazhdon trajnimin e afaristëve nga Kosova për programet e Akademisë së IRU-së.

Rukiqi theksoi se në lëmin e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve, në të cilën Kosova është anëtare,  OEK-u vitin e kaluar ka punuar shumë dhe vlerësoi se falë aktivitetit të Odës janë tejkaluar shumica e problemeve të theksuar në këtë lëmi.

“Transporti është një hallkë e rëndësishme e cila përkrah biznesin si atë privat ashtu edhe atë publik dhe OEK-u ka pas dhe ka qasje në trajnime dhe certifikime ndërkombëtare të cilat janë në harmoni edhe me rregullat dhe direktivat  e Unionit Evropian dhe rregullat e transportit ndërkombëtar”, tha Rukiqi.

Sipas tij në Kosovë kishte probleme me implementimin e dy direktiva te UE, pasi që Kosova nuk ishte pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Transportit Rrugor dhe nuk ka mundur me sigurua certifikatat te cilat kërkohen në bazë të këtyre direktivave.

“Vjet së bashku me Ministrinë ë Transportit dhe Postë Telekomunikacionit kemi bë një punë të madhe në drejtim të akreditimit të OEK-ut në IRU, përkatësisht nga Akademia e kësaj organizate me qëllim që këto certifikata ndërkombëtare që kërkohen konform direktivave evropiane mos të lëshohen në tregun e zi, siç ka ndodhur në të kaluarën kur janë ble në Serbi, Mal të Zi, apo në vendet tjera të rajonit por të mund të fitohen këtu nga një institucion të akredituar ndërkombëtarisht”.

Përveç certifikimit të transportuesve që bartin mallra të rrezikshme OEK – u është certifikuar edhe për programin tjetër i cili lidhet drejtpërdrejtë me menaxher të kompanive të transportit dhe në këtë drejtim dhe me numrin e kandidatëve të certifikuar dhe të trajnuar prijmë në raport me disa vende të rajonit, tha Rukiqi.

Prej vitit 2006 kur ka filluar trajnimi i transportuesve të mallrave të rrezikshme janë certifikuar 657 kandidatë, drejtues të makinave transportuese, ndërsa trajnimin për menaxherë të organizatave transportuese, si atyre të udhëtarëve dhe mallrave  janë trajnua dhe janë certifikuar 280 kandidat.

Gjatë qershorit të këtij viti do të fillon implementimi i disa direktivave evropiane, dhe njëra ka të bëjë më takograf, pajisje e nevojshme për kontroll të shpejtësisë dhe kohës së vozitjes së drejtuesve të automjeteve.

OEK-a ka aplikua për marrjen e të drejtën e licencimit për trajnimet për përdorimin e kësaj pajisje elektronike, e cilat është e obligueshme për transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave dhe dhëtarëve.

Rukiqi kërkoi nga institucionet e Kosovës që në bazë të këtyre direktivave të fillojnë hartimin e legjislacionit, në mënyrë që mungesa e licencave të mos shkakton probleme dhe ti detyron transportuesit kosovar që të paguajnë dënime shumë të larta.

Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut dhe koordinatori për shoqata dhe shërbime te promovimit në OEK, Mehdi Kika i informuan gazetarët në detaje lidhur me këto çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00