19 Prill 2024

OEK kërkon ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë dhe rrugën Prizren-Tetovë

Prishtinë, 25 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga Qeveria e Repulikës së Kosovës të filloj sa më parë ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë si dhe fillimin e ndërtimit te një arterie te re e cila do ta lidh Kosovën me Maqedoninë dhe ajo ka te beje me rrugën Prizren-Tetovë.

 Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë së komuniteti i biznesit do t'i dorëzoj një kërkesë qeverisë ku do të kërkoj ndërtimit e këtyre dy  projekteve.


"Brenda kësaj jave do të mbahet një takim me Ministrin e Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në të cilin komuniteti i biznesit do të kërkoj dy veprime konkrete te cilat  duhet te futen ne agjendën institucionale", ka thënë Gerxhaliu.

Ai ka thënë se “E para është qe ministri Limaj te bej presion me homologet e vet ne Shqipëri për funksionalizimin e hekurudhës e cila do ta lidh Kosovën me bregdetin shqiptar, që besoj qe është e një rëndësie te veçante jo vetëm ne aspektin turistik, po edhe ne atë ekonomik."

Gjithashtu sipas tij e rëndësishme është edhe fillimi i ndërtimit te një arterie te re e cila do ta lidh Kosovën me Maqedoninë dhe ajo ka te beje me rrugën Prizren-Tetovë.

"Duhet te kërkohen forma qe fonde te ndryshme evropiane te jene ne dispozicion për implementimin e këtyre projekteve, pasi që nuk duhet gjithmonë te rendohet vetëm buxheti i  Kosovës. Infrastruktura duhet te jete një nder faktorët kryesor qe do ta ngrit atraktivitetin e Kosovës qofte për tërheqje te investimeve qofte për përmirësimin e ambientit biznesor ne përgjithësi mendoje se këto dy projekte janë te një rëndësie te veçante”, është shprehur Gerxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)