24 Shtator 2020

OEK dhe Oda Amerikane përshëndesin rinisjen e fluturimeve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 21 janar - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpresin iniciativën e fundit për rinisjen e fluturimeve komerciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Odat ekonomike e konsiderojnë këtë si hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave ndërmjet shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

OEK dhe Oda Amerikane përsërisin qëndrimin se tregtia e lirë është një faktor esencial në të mundësuarit e rritjes ekonomike përmes efikasitetit dhe inovacionit të shtuar, shkëmbimit tregtar, cilësisë më të lartë dhe çmimeve më të ulëta për konsumatorët e rajonit, prandaj barrierat në tregti nuk janë në linjë me frymën e zotimeve të dhëna në kuadër të marrëveshjeve për tregti të lirë, kornizës së bashkëpunimit rajonal të përcaktuar në kuadër të procesit të Berlinit dhe zotimeve të shteteve për avancimin e rrugëtimit në integrimin evropian.

Bashkëpunimi ekonomik rajonal vetëm sa do të përmirësonte perceptimin për rajonin në sytë e investitorëve të huaj, prandaj, rinisja e fluturimeve do të ofronte përfitime vitale ekonomike, si dhe do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rajonit në tërësi.

Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane thërrasin autoritetet në Kosovë dhe në Serbi të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për implementimin e duhur të marrëveshjes

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020

- Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)