25 Prill 2024

OEAK dhe OEK reagojnë ndaj urdhëresës së MTPT-së

Prishtinë, 21 korrik - Pas nxjerrjes nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT) të urdhëresës për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve më të rënda se 3.5 tonë, në rrugët magjistrale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovëm (OEAK) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kërkojnë nga MTPT që të shqyrtojë urdhëresën e nxjerrë më 20.07.2010, për shkak se kjo urdhëresë do të pengojë në masë jashtëzakonisht të madhe afarizmin e ndërmarrjeve të ndryshme në Kosovë.

Duke pasur parasysh që pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve të Kosovës shfrytëzojnë vetëm transportin rrugor për bartjen dhe transportimin e mallrave të tyre brenda dhe jashtë Kosovës, atëherë urdhëresa e MTPT-së për ndalimin e qarkullimit të automjeteve më të rënda se 3.5 tonë, praktikisht e paralizon punën e të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë, meqë format e tjera të transportit, siç është ai hekurudhor, nuk janë të zhvilluara në atë masë sa për t’i shërbyer ndërmarrjeve Kosovare.

Poashtu, Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës vlerësojnë se një ndalesë e tillë do të rëndonte shumë edhe industrinë prodhuese të Kosovës dhe do të ishte në kundërshtim me përpjekjet e gjithëmbarshme të Qeverisë për stimulimin e prodhimit vendor dhe rritjen e eksportit të vendit.

Kufiri i peshës së automjeteve të cilave u ndalohet qarkullimi është jashtëzakonisht i ulët dhe një ndalesë e tillë do të mund të pengonte po ashtu edhe sektorin bujqësor, e veçanërisht tani gjatë stinës së korrje-shirjeve.

Prurja e vendimeve të tilla të prera pa kurrëfarë konsultimesh dhe njoftimesh paraprake është në kundërshtim direkt me përpjekjet e Qeverisë për të bërë Kosovën vend të përshtatshëm për të bërë biznes.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)