14 Gusht 2018

OBT mban në fuqi vendimin kundër subvencioneve të BE-së për "Airbus"

Gjenevë, 16 maj - Organizata Botërore e Tregtisë ka mbajtur në fuqi vendimin për mosrespektimin e një vendimi më të hershëm të saj që ndalonte dhënien e subvencioneve të paligjshme për "Airbus".

Çështja është ngritur në Organizatën Botërore të Tregtisë nga rivali "Boeing" kundër Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Britanisë.

OBT-ja ka konfirmuar një vendim të mëparshëm i cili përcakton se mbështetja e ashtuquajtur "ndihma fillestare" për kompaninë "Airbus", ka shkaktuar humbje për "Boeing"-un në tregje, për avionët me dy korridore dhe për avionët e përmasave të mëdha.

Sipas vendimit, "Airbus"-i ka paguar një normë interesi nën nivelin e tregut për të financuar modelin e avionit të ri "A350".

Pritet se vendimi i OBT-së të shkaktojë vendosjen e sanksioneve nga Uashingtoni.

"Boeing" dhe "Airbus" kanë patur mosmarrveshje të forta tregtare për më shumë se një dekadë, ku secila palë ka akuzuar palën tjetër se ka marrë miliarda ndihma të paligjshme shtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)