28 Mars 2024

Nuredin Krasniqi, ushtrues detyre i kryeshefit të Telekomit të Kosovës

Prishtinë, 16 mars - Telekomi i Kosovës nëpërmes një komunikate për media bën të ditur se Nuredin Krasniqi do ta ushtrojë detyrën e kryeshefit të Telekomit të Kosovës pasi që kryeshefit të deritanishëm Agron Mustafa i kishte skaduar mandati.
 
Në një njoftim për media të Telekomit thuhet se ditët dhe javët e fundit që lamë pas, ishin më të vështirat për Telekomin e Kosovës në aspektin e operimeve dhe vendimmarrjes. Gjendja e krijuar, ishte sfidë dhe përgjegjësi, shpresojmë të mos përseritet kurrë.

"Telekomi i Kosovës udhëhiqet sipas Ligjeve mbi Ndërmarrjet Publike dhe Qeverisje Korporative të Republikës së Kosovës. Mungesa e Bordit të Drejtorëve dhe së fundmi skadimi i kontratës së punës (23.02.2018) së Kryshefit Ekzekutiv Agron Mustafa, ka bërë që operimet, vendimmarrja si dhe implimentimi i strategjisë në Telekomin e Kosovës, të kenë vështirësi (si në aspektin formal ligjor e procedural, ashtu edhe në atë bisnesor)."

“Ndonëse kishte zëra se Këshilli Ndërministror kishte rekomanduar Qeverisë për vazhdim të kontratës për z. Mustafa, në mënyrë zyrtare apo formale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pra Telekomi nuk ka asnjë informatë”, ka njoftuar Telekomi i Kosovës.

“Duke parë këtë situatë të padefinuar, pa perspektivë dhe rrezikun e bllokimit të operimeve dhe afarizmit të Telekomit të Kosovës në tërësi, Sekretari dhe Këshilltari i Përgjithshëm i Korporatës, Arian Gashi, me datë 13 Mars 2018, thërret takim të jashtëzakonshëm të Menaxhmentit Ekzekutiv të TK-së dhe Sindikatës së punëtorëve (Kryetarin e saj në cilësinë e vëzhguesit), ku njëherazi e falënderojmë për unitetin e treguar dhe angazhimin tij konstruktiv për zgjidhje”.

Pas analizës që i është bërë situatës së krijuar, Menaxhmenti Ekzekutiv del me qendrim/konluzion:

“Gjendja e krijuar në Telekom është rast i veçantë i pandodhur më parë, me qëllimin dhe vullnetin më të mirë si dhe obligimet që dalin nga detyrat dhe përgjegjësitë e punës, ushtrimin e detyrës së Zëvendës KE do vazhdojë të ushtrojë sipas vendimit të Bordit z.Nuredin Krasniqi, (prot.01-5351/15 dt.25.11.2015) deri në një vendim tjetër nga Aksionari”.

Informata dhe përshkrimi i gjendjes së krijuar deri në detalin e fundit (në vazhdimësi) i është dërguar Aksionarit.

Me datë 16 Mars 2018 (pasditen e vonë), Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) – Ministria e Zhvillimt Ekonomike, dërgon njoftim /kërkesë që përgjesitë e Telekomit të Kosovës të ndërmarrin hapat/veprimet e nevojshme në raport me gjendjen e krijuar të mbeshtetura në ligj.

Andaj, të nderuar kolege dhe kolegë, me këtë njoftim ju bëjmë ftesë që të përkushtoheni në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që iu takojnë, të kontribojmë të gjithë në realizmin e objektivave të Telekomit të Kosovës.

Nisur nga kjo, zv. KE i TK Sh.A z.Nuredin Krasniqi, së bashku me Menaxhmentin Ekzekutiv dhe Sindikatat e Punëtorëve, ju falënderojnë për vullnetin dhe gatishmërinë për punë, në tejkalimin e situatës së krijuar, besojmë se së bashku me punë e angazhim do t’ua dalim mbanë! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)