28 Mars 2024

Numri i fluturimeve regjistron ulje për 23 për qind

Prishtinë, 29 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuat “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e katërt (TM4) 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 000, ku krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2019, numri i pasagjerëve është zvogëluar për (-52.07%).

Transporti i mallrave me tren në TM4 2020 ishte rreth 145 mijë ton, ku krahasuar me TM4 2019 ka një rritje për 5.06%.

Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM4 2020 ishin 1 396 fluturime, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019), ka ulje për (-23%).

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 377 mijë, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019) ka ulje për (-28.62%). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)