18 Prill 2024

Numrat e Zmobile kalojnë në Vala, Zmobile pushon së dhëni shërbime për klientë

Prishtinë, 28 nëntor - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur që numeracionin e alokuar deri më tash te Zmobile t’ia kalojë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur në mesnatë, me të filluar të datës 28.11.2019, kur edhe ka pushuar dhënia e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës për nevoja të Zmobile.

Në përputhje me vendimin e ARKEP-it tri blloqet numerike 045 5xx xxx, 045 6xx xxx dhe 046 1xx xxx që kanë qenë në shfrytëzim nga Dardafon.net (Z-Mobile) kanë kaluar në shërbimet e Telekomit të Kosovës.

Kanë kaluar tre muaj që kur Telekomi i Kosovës më 30 korrik të këtij viti ka shkëputur kontratën me kompaninë Z-Mobile.

Kjo kontratë ishte nënshkruar para 10 vjetësh që i mundësonte kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.

Periudha tranzitore për bartjen e numeracionit të shfrytëzuar nga Z-Mobile ishte parashikuar të jetë 120 ditë që nga data e përfundimit të kësaj kontrate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)