19 Prill 2024

Njerëzit e AAK-së betonojnë Autostradën e Gjilanit

Prishtinë, 4 shkurt - Të premten Drejtësia në Kosovë transmeton të gjeturat e një hulumtimi katër mujor i cili zbardhë mënyrën se si kompania e familjes së zëvendësministrit të Infrastrukturës është përfshirë në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Zëvendësministri Rexhep Kadriu është zëvendësministri i parë i Infrastrukturës ministri kjo e cila ka kontraktuar autostradën e Gjilanit.

Kameramanët e Drejtësia në Kosovë kanë filmuar disa herë kamionët e kompanisë së familjes Kadriu tek bartin beton për punimet e autostradës.

Hulumtimi zbardhë se kompania është bartur nga pronësia e zëvendësministrit tek djali i tij vetëm para disa muajsh Hulumtimi zbardhë po ashtu dokumentacionin dhe raportet të cilat kanë mundësuar që emri i kompanisë të mos figuroj në letrat e ministrisë.

Gjithashtu hulumtimi zbardhë kontratat dhe lidhjet e shpenzimit të parasë publike me pushtetarët e AAK-së. Hulumtimin e plotë mund ta ndiqni të premten nga ora 22 e 20

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)