06 Dhjetor 2022

Një hap më afër liberalizimit të tarifave të sigurimit

Prishtinë, 19 shkurt - “Një hap më afër liberalizimit të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë” ishte tema e workshopit e organizuar nga BQK-ja në bashkëpunim me Bankën Botërore,  që ka tubuar në Prishtinë ekspertë me renome botërore të fushës së sigurimeve.

Të pranishëm në këtë workshop ishin zyrtarët e BQK-së, përfaqësues nga Banka Boterore, Turqia, Italia, Britania e Madhe, zyrtarët e Autoritetit të  Mbikëqyrjes Financiare nga Shqipëria, përfaqësues nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës dhe nga Kompanitë e Sigurimeve që veprojnë në Kosovë.

Fillimisht pjesëmarrësve mirëseardhje u ka uruar guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi,  i cili në vijim të fjalës së tij është ndalur tek rëndësia e këtij workshopi. Guvernatori në një rezyme të tij ka potencuar po ashtu edhe për sfidat dhe të arriturat që kanë përcjellë industrinë e sigurimeve ndër vite.

Guvernatori Rexhepi po ashtu përmendi edhe hapat e parë që janë marrë nga BQK-ja në bashkëpunim me industrinë e sigurimeve për liberalizimin  e kontrolluar  të produktit TPL dhe po ashtu potencoi rëndësinë e këtij procesi që ka gjetur zbatim në industrinë e sigurimeve që nga aplikimi i tij e deri më sot.

Ai ka njoftuar pjesëmarrësit se liberalizimi nënkupton transparencën e plotë të aktiviteteve siguruese, ngritjen e fuqisë financiare, profilizim dhe selektimin e rrezikut bazuar në objektivat e  një kompanie.

Rexhepi ka përcjellë mesazhin tek përfaqësuesit e industrisë se duhet të jenë gati për sfidat që i presin gjatë  futjes së plotë të tyre në procesin e liberalizimit. Ai ka porositur që kompanitë e sigurimeve duhet të investojnë në ngritjen e kapaciteteve me theks të veçantë për investimin në shkollimin e aktuarëve. 

Po ashtu Guvernatori përcjelli në mesazhin e tij edhe të rejat e fundit që kanë të bëjnë me bazën themelore për kalimin  e industrisë në liberalizim të MTPL-së, që i parasheh korniza e re ligjore.

Më këtë rast ai u shpreh se draft ligji për sigurimet e detyrueshme parasheh  që industria e sigurimit të kaloi në liberalizim dhe kërkoi nga kompanitë e sigurimeve që të jenë të përgatitura për këtë sfidë që i pret.

Në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve znj. Elizabeta Gjoni ndër të tjera  ka cekur se temat e debatit të sotëm janë vazhdimësi e debatit të zhvilluar më herët në Tiranë dhe potencoi se:

“Po përballemi me problemet e përbashkëta  dhe po ashtu ndodhemi si treg i përafërt – i njëjtë  edhe si rregullator përballë sfidave të njëjta  që na presin , përballë sfidave që përcjellë liberalizimi në përgjithësi”.

Gjatë këtij workshopi kanë prezantuar edhe ekspertët e fushës së sigurimeve. Fillimisht me një prezantim që zgjoi interesimin e pjesëmarrësve është paraqitur znj.Serap Gonulal specialiste  e sektorit financiar të Bankës Botërore e cila shtjelloi temën “Rëndësia e konkurrencës , përparësitë dhe dobësitë”.

Po ashtu znj.Gonulal ka prezantuar edhe temën  “Rregullimi i siguruesve - licencimi, aftësia paguese, trajtimi i drejtë i klientëve”. 

Ndërkaq me praktikat e tyre janë paraqitur edhe ekspertë tjerë pjesëmarrës, si Sergio Desantis, kryesues i statistikave dhe i studimeve aktuariale ANIA (Shoqata e Sigurimeve të Italisë   me temën Liberalizimi i MTPL-së në praktikë ( rasti i Italisë).

Desantis në vijim të këtij sesioni ka prezantuar edhe me temën “  Kalkulimi i primeve dhe rezervave ; z.Murat Disci ,zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Kompanisë së Sigurimeve ERGO  dhe zëvendëskryetar i qendrës së bazës së të dhënave të sigurimeve  MTPL me temën  Liberalizimi i MTPL-së në praktikë (rasti i Turqisë); z. Nick Goulder  drejtor i aksidenteve ndërkombëtare  Willis Re, prezantoi temat “Harta rrugore drejt liberalizimit”dhe “Risigurimet”.

Pjesëmarrësit e kanë vlerësuar lartë workshopin me shpresë që bashkëpunimi i ndërsjellë rajonal të vazhdojë edhe më tej si dhe u potencua se takimet e tilla janë në dobi të gjithë industrisë së sigurimeve në Kosovë pa dallim. Ky workshop ishte fillimi i serive të workshopeve që do të mbahen me industrinë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në mënyrë që të gjithë akterët të jenë të përgatitur sa më shumë për rrugën e liberalizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)