29 Mars 2024

Niveli i sigurisë në Aeroport respekton standardet e parapara të sigurisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, z. Haldun Firat Kokturk.

Në këtë takim u bisedua për punën dhe gjendjen e sigurisë në Aeroport ku u konstatua se niveli i sigurisë në ANP respekton standardet e parapara të sigurisë.

Me këtë rast, ministri Sefaj theksoi se është përkushtim i Ministrisë së Punëve të Brendshme që të punojë së bashku që udhëtarët të cilët kalojnë nëpër këtë Aeroport të vazhdojnë të ndihen të sigurt.

Ndërsa, Haldun Firat Kokturk prezantoi para ministrit Sefaj projektet dhe të arriturat e aeroportit, duke theksuar se këto të arritura janë rezultat i suksesit të partneritetit publiko-privat dhe se ky është një shembull i mirë edhe për kompanitë  tjera të huaja që të vijnë të investojnë në Kosovë.

Në fund të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes MPB-së dhe Aeroportit do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)