02 Shkurt 2023

Niset treni parë i kompanisë “Kargo”

Beograd, 4 tetor - Kompania e përbashkët hekurudhore e Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë “Kargo 10” fillon sot punën.

Treni i parë i kompanisë së përbashkët do të niset nga qyteti serb Paraçin në orën 8 e 30, ndërsa destinim përfundimtar do ta ketë vendin Sezhana në Slloveni.

Siç lajmërojnë nga NP Hekurudhat Serbe, bëhet fjalë për kompozicion me 32 vagonë transportues, të cilët nga Paraçini drejt Sezhanës duhet të transportojnë Briketa druri të dedikuara për tregun italian.

Treni do ta kalojë destinimin për 20 orë që është për dhjetë orë më shkurt sesa më parë.

Selia e “Kargo 10”, siç u publikua më parë gjendet në Lubjanë. Qëllimi themelor i kompanisë është që t’i zvogëlojë procedurat doganore në vendkalimet kufitare që trenat të qarkullojnë më shpejtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)