29 Mars 2024

Nesër hapet tuneli i Kalimashit

Tiranë, 20 maj - Duke filluar  nga ora 10:00 e ditës së nesërme, tuneli i Kalimashit do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur  tranzitimin në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash. Një lajm i tillë bëhet publik nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

Ky institucion  njofton  të gjithë përdoruesit e Autostradës Durrës-Morinë,  se më datë 21 maj Galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash, vihet  përfundimisht  në shfrytëzim të trafikut publik. Mësohet se të gjitha punimet për strukturën mbështestëse  të Galerisë Jugore  të tunelit  të Thirrës kanë përfunduar.

Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar. Sistemi i kontrollit qendror përfshin: 26 ventilator të medhenj ajërimi; më shumë se 70 kamera;  sinjalistikën e mesazheve  variabël elektronik; një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin; lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave, si dhe zbulimin e incidentit. Në tunel ndodhet edhe  një sistem telefonik në rast emergjence; komunikim me radio; si dhe  nuk mungon ndriçimi normal e ai i sigurisë.
 
Sipas Ministrisë së Punëve Publike tuneli i Thirrës u mbyll me qëllim që t’i mundësohej kompanisë ndërtuese të përfundonte  instalimin  e këtyre  paisjeve elektromekanike, si dhe për të  sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një  segment të vogël të tunelit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)