26 Janar 2020

Nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e një radari në Aeroportin e Gjakovës

Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka nënshkruar sot me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.

 Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 14/98, të datës 18 prill 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

 Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të ngrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 janar 2020

- Let’s Do It Kosova dhe Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit organizojn aksion pastrimi në liqenin e Badocit. (Liqeni Badocit, ora 10:00 - nisja bëhet nga zyret e Let’s Do It Kosova, ora 9:30)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Istogut për nder të “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe “ do të organizoj turnirin ndërkombëtarë në shah UÇA.92. (Restorant Butrint në Istog, ora 10:30)