12 Prill 2021

Nënshkruhen kontrata për implementim të sistemit të adresave me gjashtë Komuna

Prishtinë, 18 shkurt - Qeveria Norvegjeze dhe Autoriteti Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër "Kartverket" nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ofruar një mbështetje financaire për prodhimin dhe instalimin e tabelave te numrave të hyrjeve të objekteve për disa komuna.

Në bazë të konsultimeve mes ekspertëve norvegjez, ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunave të ndryshme si dhe në bazë të nevojave dhe prioriteteve të Komunave, u vendos që përfituese të kësaj përkrahje të jenë Komuna e Kamenicës, Komuna e Vitisë, Komuna e Malishevës, Komuna e Obiliqit, Komuna e Ferizajit dhe Komuna e Klinës.

Përndryshe, implementimi i këtij aktiviteti do të bëhet me bashkëfinancim mes Komunave dhe "Kartverketit".

Me qëllim të nënshkrimit të kontratave për këtë projekt, me datë 18 shkurt 2021 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës qënduan Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati, Kryetari i Komunës së Obliqit Xhafer Gashi, Nënkryteari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Klinës Lorenc Marleku dhe Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Ferizajit Lulzim Aliu.

Përfitimet nga një projekt i tillë do të jenë shumëdimensionale si për komunat, ashtu edhe për institucionet tjera publike, institucionet komerciale dhe bizneset dhe për vetë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, prijësit dhe përfaqësuesit e komunave vlerësuan angazhimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në përgjithësi dhe bashkëpunimin me komunat në veçanti, ndërsa Kryeshefi i AKK-së Avni Ahmeti pos që o zotua në vazhdim të bashkëpunimit, kërkoi nga komunat që të caktojnë eksperetët përgjegjës për këtë projekt, si dhe kërkoi trajtimin e mundësive për ndarjen  e mjeteve financiare në baza vjetore për mirëmbajtjen e sistemit të adresave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)