19 Prill 2024

Në mbrojtje të ministrit Limaj 3 avokatë amerikanë

Prishtinë, 27 maj - Tre avokatë nga Stamfordi janë angazhuar si pjesë e ekipit ligjor për ta shfajësuar ministrin e transportit, Fatmir Limaj, nga akuzat për korrupsion.

Përfaqësuesit ligjorë, Stephan Seeger dhe Ryan O'Neill, me qendër në Stamford, zhvilluan një takim në Kosovë fundjavën e shkuar me ministrin Fatmir Limaj, i cili është nën hetime për pretendimin se ai dhe një pjesë tjetër e personelit të ministrisë kanë pranuar ryshfet në këmbim të kontratave për ndërtim të rrugëve në Kosovë.

Në ndërkohë, avokati i tretë, Mark Sherman, ka qëndruar në vend që të punojë në lobimin tek zyrtarët amerikanë që të interesohen në këtë rast dhe të bëjnë hulumtime mbi çështjet ligjore.

"Ne jemi këtu që të hetojmë se përse po ndodhë kjo”, tha Seeger për meduiat kosovare. "Është vend në tranzicion dhe jo çdo gjë është e sigurt këtu. Ka pasur shqetësime të ngritura nga mbështetësit e tij amerikanë të cilët dëshironin të siguroheshin se ai do të përfaqësohet si duhet”.

Sherman tha se Limaj, një figurë prej lideri në partinë qeverisëse, PDK, ka këshilltarë në Greenëich, që është një prej mënyrave që ai dhe kolegët e tij u kontaktuan.

"Ne jemi të bindur se mund të japim kontributin tonë të madh në ekipin mbrojtës të ministrit, si dhe të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes këtu në SHBA rreth këtij rasti”, thotë Sherman, i cili planifikon të udhëtojë për në Kosovë.

Shtëpia e Limajt si dhe ministria që ai drejton u bastisën më 28 prill nga zyrtarët e EULEX-it. Avokatët amerikane thonë se kjo bastisje “fyese” ka nxitur tensione mes të EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës, pasi shumë mbështetës të Limajt besojnë se përpjekjet e prokurorisë janë të nxitura politikisht.

/zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)